PËRBËRËSIT

Per 7-8 rracione:

1 kg fasule pllaqi,
2 qepe te vogla te grira ne kubik te vegjel,
2 karrota te grira,
3 luge gjelle majdanos te grire,
3 gjethe selino te fresket te grire,
200 gr salce domate,
1 filxhan kafeje me vaj ulliri,
4 thelbinj hudher te grira,
kripe – piper,
1 flete dafine.

PREGATITJA

Vendosim fasulet pllaqi 7-8 ore ne uje para se ti gatuajme qe te na zbuten. I kullojme, i shpelajme dhe ne nje tenxhere i ziejme deri sa te marrin nje vale. Hedhim ujin e zierjes se pare, shpelajme dhe i mbyshim prap me uje te ftohte deri sa te mbulohen. Ileme te ziejne (gjysem te ziera pothuajse) ne uje me kripe per 30-40 minuta. Kullojme fasulet e ziera ne nje kullese dhe i leme menjane.

Fasule pllaqi në tavë

Ne nje tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepen, karrotat, selinon per 3-4 minuta. Shtojme salcen e domates, majdanozin, kripen, piperin dhe hudhren, Shtojme fasulet e ziera.

Shtojme ne tenxhere 3 filxhana caji me uje te ngrohte dhe i leme te marrin nje vale per 2-3 minuta. Vendosim fasulet pllaqi ne nje tave.

Fusim taven me ne furre te parapregatitur (te nxehur) ne temperaturen 170 – 180 grade per 30 – 40 minuta. Sherbejme te ngrohta dhe mund ti shoqerojme me djathe te bardhe, buke te thekur, ullinj etj. Gatim te mbare. Nese ky informacjon eshte i dobishem per ju, ju lutem shperndajeni me miqte e juaj.