Ka persona qe mund të rrezikojnë çdo gjë për dashurinë.

Për ta, gabimi i vetëm është refuzimi i braktisjes se ndjenjave dhe refuzimi i rrezikimit të çdo gjëje për njeriun që duan.

Të kesh guxim për të dhënë shumë dashuri, ndonjëherë të jep përshtypjen e vetë kërkimit të vuajtjes, por nga ana tjetër mundëson dhënien jetë të ndjenjave.

Disa duan më aq shumë pasion, saqë ndonjëherë rrezikojnë shumë dhe mund të vuajnë.

E dini që shenjat astrologjike janë ato që përcaktojnë fatin e tyre?

Ja shenjat që nxiten të dashurojnë në këtë mënyrë.

Dashi

Femrat e shenjës së dashit duan aq shumë të dashurohen me zjarr e pasion, saqë harrojnë se çdo lidhje shoqërohet me rrezikun e të dhënit më shumë sesa të marrit.

Ato bëjnë çdo gjë që gjërat t’iu ecin mirë dhe ofrojnë gjithçka nga vetja, por për shkak të entuziazmit ka rrezik që marrëdhëniet e tyre të shndërrohen në dashuri të njëanshme.

Femrat e shenjës së dashurit organizojnë mbrëmje romantike dhe nuk harrojnë as të bëjnë dhurata duke kënaqur partnerin, i cili as nuk mendon t’ua ktheje me të njëjtën monedhë.

Për fat të mirë ato e kuptojnë shpejt kur partneri nuk bën përpjekjet e duhura dhe nuk ngurrojnë të flasin hapur me të.

Binjakët

Femrat e shenjës së binjakëve i adhurojnë ndjenjat që përjetojnë në fillim të lidhjes.

Drithërima e një dashurie të re i entuziazmon pamasë.

Pavarësisht se ndonjëherë kjo ndjenjë mund t’i nervozojë, tërheqja është aq e fuqishme saqë mund t’i nxitë të largojnë frikërat.

Në fillim, të lidhjes femrat binjakët mund të jenë paksa ngjitëse, por bëjnë të pamundurën për ta kënaqur tjetrin.

Për fat të keq lidhjet e saj kanë tendencë të jenë të shkurtra sepse e kanë të vështirë të fillojnë angazhime serioze.

Peshorja

Femrat e shenjës së peshores janë shumë besnikë ndaj partnerit dhe mundohen përherë të shmangin konfliktet.

Ato dashurojnë aq fort, saqë ndihen gati për t’i dhënë atij që kanë në krah çdo gjë që ai kërkon.

Të fiksuara pas tij, ato nuk mendojnë hapat që do hedhin dhe vuajnë, kur dashuria nuk është reciproke.

Shigjetari

Femrat e shenjës së shigjetarit janë të vrullshme dhe dashurojnë me forcë.

Fillimi i çdo lidhjeje të tyre është një përzierje emocionesh pasionante.

Ato e dinë se rrezikojnë edhe të lëndohen dhe që marrëdhënia e tyre nuk mund të zgjasë, por vazhdojnë të hedhin të parat hapat në romancën që nisin.

Sipas tyre, është më mirë të kesh dashuruar dhe të kesh humbur, sesa të mos kesh dashuruar kurrë.

Peshqit

Një femër e shenjës së peshqve vepron sipas asaj që ndien.

Nëse ajo vlerëson dikë ato nuk do ngurrojnë e nuk do e humbasin mundësinë edhe sikur ta dinë se do lëndohen.

Ato tregohen të hapura, të dashuria dhe të ndershme.

Në përgjithësi këto femra janë të besueshme dhe mendojnë se të dashurosh është aq mirë saqë ja vlen edhe të vuash nga pak.