Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, nuk është përmbajtur në zyrat e emisionit “Tiki Taka”, ku ishte duke ndjekur sfidën mes Laaios dhe Interit të fituar nga zikaltrit me rezultatin 0-3.

Në videon e parë publike, Wanda shfaqet në versionin e një tifozëve të “çmendur” duke e prishur here pas here dhe fjalorin. “Fute dreqin”, dëgjohet duke bërtitur bukuroshja e njohur, e cila deri në momentin që zikaltërit kaluan në avantazh ishte në ankth.

Në momentin e shënimit të Ikardit në studiot e “Tiki Takës” shpërthen festa. Kujtojmë që Icardi shënoi dopietë në portën e Strakoshës ndeshjen e djeshme.