Kreu i opozitës, Lulzim Basha e kemi parë të gjithë se i ka problem llogaritë matematikore, teksa shpesh herë ka bërë gabim edhe veprime shumë të thjeshta që mësohen në aritmetikën e klasave fillore. Por duket se jo vetëm matematika është një nga pikat e tija të dobëta, por edhe historia, ku njohuritë e tij lënë shumë për të dëshiruar. Ndërsa ka bërë homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kreu i PD-së ka bërë sërish një ngatërresë, që nuk ka të bëj thjesht me një lapsus por me një gafë që tregon njohuritë e tija historike. Kështu, ai ka theksuar se 28 nëntori është i shenjtë për shqiptarët pasi përveç momentit të ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në 1912, shqiptarët kujtojnë sot edhe 28 nëntorin e ngritjes së flamurit nga Skënderbeu. Por Basha i referohet 28 nëntorit 1444, ndërkohë që Skënderbeu e ngriti flamurin më 28 nëntor 1943 në Krujë.