Një foshnje e pajetë është gjetur në një kosh mbeturinash në qytetin e Lushnjes.

Sipas të dhënave të para mësohet se foshnja është gjetur brenda koshit të plehrave, nga disa femije endacake që rrëmonin brenda mbeturinave.

Dyshohet se foshnja e pajetë është një foshnje e sapolindur dhe është hedhur aty për të humbur gjurmët, pasi ka qenë me gjasë i padëshiruar.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të cilën deri më tani nuk ka shumë të dhena.