Është aq gabim për të menduar se ndonjëherë gjëja më e mirë për vijën e belit tuaj është kreveti dhe jo fitnesi, por edhe deri dikund ka efekt. Gjumi i mirë është një komponentë e rëndësishmë e çfarëdo programi për humbjen e peshës – posaçërisht kur keni nevojë për energji për të gjitha ushtrimet që i bëni. Mos e “sabotoni” vetën dhe përgatituni për të humbur peshë duke i shmangur këto gabime si më poshtë.

1.Mos i jepni gjumit përparësi: Ata që nuk flen mirë, hajnë ushqim shumë që përmban shumë kalori, dhe jo vetëm pse rrijnë zgjuar në shumë, por sepse gjumi ndikon në urinë – rregullimin e hormoneve. Nëse vazhdimisht kujdeseni mos të fleni koti gjatë vikendeve ose çdoherë mbijetoni me pak gjumë, ju mund të nxisni trupin të ketë nevojë për më shumë ushqim.

2.Kurr nuk mund të keni gjumë cilësor: Edhe nëse shkoni në krevet për të fjetur në kohë të duhur, nëse vazhdimisht zgjoheni natën, kjo mund të shkaktojë trupin tënd të mbajë më shumë bel të trashë, pasi që jeni i stresuar dhe keni ankth kur nuk keni gjumë të mirë. Sigurohuni që bjerni në gjumë dhe fleni në krevet të përshtatshëm, t’i ndalni të gjitha pajisjet elektronike së paku 20 minuta para se të fleni, si dhe të shmangni alkoholin.

3.Nuk mund të fleni në gjumë pa rostiçeri: Një akullore para se të fleni mund të ju ndihmojë të ju vë në gjumë, por edhe një kënaqësi e vogël mund të ju jap edhe mijëra kalori në fundjavë. Megjithatë, mbani në mend që nuk është ide e mirë të fleni në gjumë i uritur – do të jeni i prirur për dëshirë për të ngrënë diçka ditën tjetër – ashtu që hani diçka të lëhtë si rostiçeri para se të fleni në gjumë.

4.Në vend të ushtrimeve, prekni sustën SNOOZE: Nëse mëngjeset janë koha e vetme që duhet t’ia përshtatni ushtrimeve, nuk do të bëni fitnesin një shprehi po që se vazhdimisht prekni pullën SNOOZE. Nëse jeni habitur në botën e televizionit apo keni humbur kohën kot në Facebook para se të fleni, ndërprejini këto gjëra ashtu që të fleni më herët për të qenë gati për seritë e ushtrimeve në mëngjes në ora 6.