Përveç garës së ngushtë në mes të ekipeve në Premier League, garë e tillë po zhvillohet edhe për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni, njofton Klan Kosova.

Sulmuesi i Liverpoolit do të kërkojë të mbroj këtë titull nga sezoni i kaluar, ndërsa ka konkurrent Eden Hazardin  e Chelseat qe aktualisht kryeson listën.

Aktualisht egjiptiani ka shënuar vetëm katër gola, kurse belgu me shtatë gola i ndjekur nga Sergio Aguero me gjashtë dhe Harry Kane me pesë gola. dhe.

Vitin e kaluar golashënuesi më i mirë u shpall Salah me 32 gola të shënuar me çka fitoi këpucën e artë. Sulmuesi i Tottenhamit humbi çmimin me dy gola më pak ndërsa Aguero ishte i treti dhe Vardy kishte përfunduar i katërti.