Fëmija është gjëja më e bukur në jetë Ai është gëzimi i prindërve dhe i familjes, dhe nëse në gjirin tuaj keni një djalë duhet të dini disa gjëra.

Ata janë tmerrësisht të dhënë pas nënës. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për momentet kur ai është sëmurë apo nuk ndihet mirë. Një djalë ka nevojë për nënën në çdo moment. Ata mund të vijnë t’ju puthin dhe përqafojnë në çdo moment duke thënë se ju do shumë.

Një djalë do të jetë xheloz për nënën. Ai do të bëhet xheloz edhe nëse bashkëshorti juaj do t’ju afrohet. Ai duhet të jetë i vetmi i preferuari i juaj.

Ata kanë lodra të zhurmshme. Shtëpia shumë shpejt do të mbushet me makina dhe superheronj, dragonj dhe kafshë plastike të ndryshme.

Djemtë duan të dinë nëse gjithçka fluturon. Ai mund të provojë nëse fluturon arushi, makina, superheroi, pra gjithç

Ai nuk e di se çfarë do të thotë të qëndrosh për më shumë se një orë me rroba të pastra. Rrobat do të jenë në më të shumtën e rasteve me njolla të ndryshme apo ngjyra pas një vizatimi.

Ata preferojnë gjithmonë vende të rrëmujshme. Preferojnë të luajnë me baltë ndërsa janë në park, apo edhe mënyra të tjera të cilat do të shkaktojnë ato njollat e përmendura më sipër.

Ata kënë dëshirë të luajnë me tualetet tuaja. Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm por është e vërtetë.

Të presin me një buzëqeshje të madhe. Nëse do të ktheheni në shtëpi pas një kohe të caktuar do t’ju presin me një buzëqeshje të madhe në fytyrë e cila do t’ju bëjë të harroni të gjitha kapriçiot dhe njollat e veshjeve./Pernenat.al/