Gruaja me mjekrën më të gjatë në botë

Gruaja me mjekrën më të gjatë në botë

Jemi mësuar të shohim meshkujt me mjekra, por jo edhe femrat.

Këtë rekord e mban një grua në SHBA e quajtur Vivian Wheeler.

Ajo kur ishte 7 vjeçare, me insistim të babait të saj, e hoqi mjekrën për herë të parë, pa e menduar se ajo do t’i rritej pastaj vazhdimisht.

Pas katër martesave të dështuara dhe vdekjes së nënës së saj në vitin 1993, Vivian ndaloi së hequri mjekrën dhe rritjen e flokëve.

Kur ekspertët e ekipit të Librit të Rekordeve Botërore ‘Guinness’ ia matën asaj mjekrën në vitin 2011 e kishte të gjatë 25.5 centrimetra.

 “Mjekra më ndihmoi që të marr një vend në librin e rekordeve Guinness, më dëshmoi se mund të isha protagonist. Kjo më bëri të mendoj se edhe unë kam një shans në shoqëri “, ka thënë Vivian.

Gruaja me mjekrën më të gjatë në botëGruaja me mjekrën më të gjatë në botë

loading...