Humbi djalin tre vjeç, babai shkruan 10 rregulla “të arta” për të gjithë prindërit

Humbi djalin tre vjeç, babai shkruan 10 rregulla "të arta" për të gjithë prindërit

Ndjenja më e dhimbshme në botë është humbja e fëmijës, të cilën shumë prindër e përshkruajnë si “vdekje e brendshme”. Fatkeqësisht, kjo i ndodhi Richard Pringle, i cili humbi djalin e tij Hughie kur ishte vetëm 3 vjeç prej një hemorragjie në tru, e shkaktuar nga një sëmundje me të cilin kishte lindur.

Mes gjithë vuajtjes, ai shkruajti 10 rregulla në Facebook që duhet të bëhen mësim për të gjithë prindërit.

1-Vlerëso çdo moment me fëmijën tënd. Nuk ka rëndësi çfarë po bën, si e kalove ditën apo natën, thjesht shijo momentet me fëmijën deri në maksimum.

2-Mos harro ti thuash “Natën e mirë” duke e shoqëruar me një puthje sepse asnjëherë nuk e di kur do ta shohësh apo puthësh për herë të fundit.

3-Kujtimet nuk vdesin kurrë, prandaj bëj sa më shumë fotografi dhe video me fëmijën tënd.

4-Koha nuk ndalon kurrë, prandaj mos e kalo të gjithën duke punuar. Kushtoji më shumë kohë fëmijës, luaj me të, çoje në park apo diku tjetër.

5-Dashuria është e pafund, nuk ka limite, nuk ka rëndësi sa e shfaq, do mbetet gjithmonë në zemrën tënde.

6-Shkruaj një ditar për të gjitha veprimet e fëmijës tënd duke nisur nga gjërat e mira, të këqija, fitoret, humbjet, gjithçka.Humbi djalin tre vjeç, babai shkruan 10 rregulla "të arta" për të gjithë prindërit

7-Paratë nuk numërohen asnjëherë. Mos mendo për shpenzimet, mendo për kënaqësinë që do i japësh fëmijës me çdo gjë që do ti dhurosh.

8-Mëngjesin kaloje duke ngrënë me fëmijën, duke e çuar në shkollë dhe pasdite jepi po aq rëndësi. Këtu është vlera e vërtetë e jetës.

9-Këndoni bashkë. Pavarësisht se mund të duket diçka e thjeshtë, disa kujtime ndërtohen me muzikë.

10- Sigurohu që çdo moment që kalon me fëmijën tënd të duket si i fundit, nuk ka rëndësi çfarë po bën, jeta është e shkurtër prandaj bëj sa më shumë qejf sepse nuk do pendohesh kurrë.Humbi djalin tre vjeç, babai shkruan 10 rregulla "të arta" për të gjithë prindërit

Humbi djalin tre vjeç, babai shkruan 10 rregulla "të arta" për të gjithë prindërit/Ora News.tv/

 

loading...