Në qytetin rus Kemerovo ka ndodhur diçka që pak kush do ta mendonte se mund të ndodh në prag të festave të fundvitit, ka ndërruar jetë “Babadimri”.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në kopshtin “Tavosock”, një burrë ndjeu dhimbje të mëdha në gjoks dhe në një moment në prezencë të fëmijëve u rrëzua në dysheme pavetëdije.

Ai ishte i angazhuar që të aktroj si Babadimër, por edhe pse e dërguan me urgjencë në spital u raportua se ishte tepër vonë.

Pensionisti 67-vjeç ka ndërruar jetë në spital, dhe kishte dalë vullnetar për të argëtuar fëmijët me rastin e festave të fundvitit.