Goli me thembër ndaj Sampdorias ia fitoi Mauro Icardit çmimin Goli i Vitit 2018 në Serie A, por sulmuesi i Inter nuk është pajtuar me këtë.

Në gala mbrëmjen e zhvilluar në Milano në mbrëmjen e së hënës, Icardi u shpall edhe Lojtari më i Mirë i Vitit 2018 në kampionatin italian, transmeton Gazeta Express.

Icardi mori çmimin e parë të ceremonisë, i cili është votuar nga publiku dhe jo nga homologët e tij, për Golin e Vitit.

Supergoli ndaj Samdorias është votuar si goli i vitit, por pasi e mori çmimin, Icardi shfrytëzoi momentin për ta kundërshtuar atë.

“Personalisht mendoj se goli që bëra ndaj Milan ishte më i bukur, por faleminderit të gjithëve që votuat për mua.”