Studentët kanë bërë një protestë dy javore ndaj qeverisë në mënyrë që kjo e fundit të plotësojë 8 pikat që ata kanë shtruar.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë në mbrojtje të studentëve, duke e cilësuar si ndër më të mirat dhe aspak politike.

Mbështetjen për ta e ka ofruar dhe Elvis Naçi. Ai dha mesazhe të rëndësishme sot, duke shprehur mbështetje për të rinjtë studentë që protestojnë prej ditësh për shqetësimet e tyre. Duke marrë shkas nga studentët shqiptarë të Maqedonisë që morën pjesë në bamirësi për familjet e varfra, Elvis Naçi shprehu mirënjohjen për këta të rinj, që sic tha dinë të duan, dinë të bëjnë bamirësi, dinë të kërkojnë të drejtat e tyre, ata që dinë të protestojë.

Edhe më herët kur foli për historinë e Musa Baculit, Elvis Naçi u shpreh se Musai dhe protesta e studentëve ishin lajmi i këtij viti për shqiptarët.

“Duam një rini që proteston, që kërkon të drejtat e veta” kështu u shpreh në studion e shqiptarëve Elvis Naci. “Musai dhe protesta e studentëve ishte lajmi i ketij viti” komentoi ai.