Luiza Dule humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke udhëtuar për të shkuar në punë.

Familjarë, miq, kolegë dhe nxënës i janë drejtuar banesës së familjes Dule, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 48-vjeçares.

Mes lotësh ata tregojnë se, Luiza punonte prej vitesh me përkushtim dhe se ishte e detyruar të udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Por, të njohurit e saj më të afërt tregojnë se Luiza, pak kohë më parë ishte përballur me kancerin e gjirit.

E pavarësisht sëmundjes së saj, ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale.

Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz./t.ch