Iu gjet 10 kg kokainë në makinë/ Mediat britanike zbulojnë emrin e shtetasit shqiptar

Iu gjet 10 kg kokainë në makinë/ Mediat britanike zbulojnë emrin e shtetasit shqiptar

Drejtësia britanike ka dënuar me 12 vite burg një emigrant shqiptar pasi iu kapën në flagrancë 9.5 kg kokainë.

Mësohet se i dënuari është Suad Sufaj.

Mediat britanike bëjnë me dije se pasi të kryejë dënimin, Sufaj do të dëbohet menjëherë nga toka angleze.

Ai u arrestua vitin e kaluar në veri të Londrës pasi në makinë iu gjet një 1 kg kokainë e pastër, element ky që shtoi dyshimet tek autoritete.Pas kësaj, vijuan kontrollet edhe në shtëpinë ku jetonte i riu dhe prej aty u sekuestrua edhe pjesa tjetër të drogës. Nga përllogaritjet paraprake, mediat shkruajnë se nëse droga do të shitej në treg do kapte shumën prej 1 milion sterlina.

Iu gjet 10 kg kokainë në makinë/ Mediat britanike zbulojnë emrin e shtetasit shqiptar Iu gjet 10 kg kokainë në makinë/ Mediat britanike zbulojnë emrin e shtetasit shqiptar

loading...