Arsenal nuk kanë mundur të llogarisin në shërbimet e Mesut Ozil që nga 5 tetori.
Ja arsyeja pse Mesut Ozil po mungon tek Arsenal

Ish reprezentuesi gjerman ka probleme me shpinën dhe kësisoj nuk është paraqitur në ndeshjet e skuadrës së tij.

Trajneri Unai Emery ka thënë se lojtari po punon shumë për tu rikthyer në fushë dhe pritet shumë shpejt rikthimi i tij.

Megjithatë, të tjerë po e akuzojnë Mesut Ozil për varshmëri nga video lojërat, saktësisht nga “Fortnite”.

Një raport i “DailyStar” tregon se Ozil ka luajtur plot 5221 lojë në “Fortnite”, që përkthehet në pesë orë në ditë.

Ndërkaq, e përditshmja gjermane, “Bild”, ka kontaktuar një ekspert i cili ka thënë se kjo mund ti ketë shkaktuar lojtarit dëmtimin e tij, dhe do ta vonojë rikthimin e gjermanit në fushë.