Është sikur po të ndjek dikush me një llambë të nxehtë, që e ndez dhe fik në kohën më pak të përshtatshme. Lëkura fillon të skuqet krejt papritur në mes të një takimi të rëndësishëm… Filloni të djersitni sapo keni mbaruar me grimin. Dhe temperatura në dhomë duket sikur ka shkuar në 110 gradë, sapo jeni bërë gati për të fjetur. 3 nga 4 gra përjetojnë afshe të nxehta…përse jo të gjitha gratë? A kanë këto ¼ e femrave më fat në gjenetikë? Ndoshta, megjithatë, nuk mbaron me kaq.

Si të ndaloni afshet e nxehta dhe djersitjen gjatë natës?
Afshet e nxehta dhe djersitja gjatë natës shfaqen për shkak të dy ndryshimeve kryesore në hormonet femërore, estrogjeni dhe progesteroni.
Para menopauzës, estrogjeni dhe progesteroni janë dy hormonet që prodhohen më shumë nga vezoret si një pjesë normale e ciklit mujor.
Por, teksa një grua i afrohet fazës së menopauzës, vezoret fillojnë të mos prodhojnë më aq shumë estrogjen dhe progesteron. Kjo rënie shkakton edhe afshet e nxehta. Por, meqë ndodh tek të gjitha gratë, përse jo të gjitha përjetojnë afshe të nxehta? Shkencëtarët kanë gjetur një arsye Një arsye, sipas shkencëtarëve, është gjëndra mbiveshkore. Edhe para menopauzës, gjëndra mbiveshkore ndihmon trupin të prodhojë më pak estrogjen dhe progesteron. Por, pas moshës 35 vjeç, shumë nga këto gjëndra fillojnë të mos lëvizin në shpejtësi aq të lartë. Një nga arsyet kryesore është stresi, i cili është me shumicë pas moshës 35 vjeç: puna, shtëpia, financat dhe gjithçka tjetër në jetë.
Edhe aktiviteti i shumtë fizik ose ndjekja e një diete mund të stresojë gjëndrën mbiveshkore. Prandaj, një mënyrë e mirë për të shpëtuar nga afshet e nxehta dhe për t’u rikthyer në normalitet është që gjëndra mbiveshkore të funksionojë siç duhet. Ja 3 hapa të thjeshtë:
1.Hapi i parë është të ulni nivelet e stresit.
2.Hapi i dytë është të ushqeni gjëndrat mbiveshkore me lëndët e duhura ushqyese  si vitaminat B, vitamina C, magnezi etj. Perimet e gjelbra janë të pasura me këto lëndë ushqyese.
3.Hapi i tretë është të r-vitalizoni gjëndrat mbiveshkore me ushtrimin e duhur.