Ja kush do të jetë seriali më i ri në Klan që do ju gozhdojë pranë ekranit

Ja kush do të jetë seriali më i ri në Klan që do ju gozhdojë pranë ekranit

Seriali indian “Si ta quaj këtë dashuri” është në seritë e tij të fundit. Por menjëherë pas përfundimit të tij, një tjetër serial do zërë vend në Tv Klan. Mësohet se në Klan do të nis një serial i quajtur “Ishqbaaz”, i cili vazhdon transmetimin në Indi, ndërsa premton të arrijë rekord audience.Ja kush do të jetë seriali më i ri në Klan që do ju gozhdojë pranë ekranit

Historia flet për 3 vëllezër-kushërinj, Shivaj, Omkara dhe Rudra, trashëgimtarë të biznesit të familjes së pasur Oberoi. Kalyani Oberoi është koka e familjes e cila jeton me djemtë (Texh dhe Shakti) nusen dhe nipërit. Djali i madh Texh është i martuar me Xhanvi dhe ka tre fëmijë (djemtë Omkara, Rudra dhe vajza Prijanka), shkruan portali Xing.al.

Omkara e urren babain e saj, Rudra është flirtues ndërsa Prijanka është shumë nevrike.

Djali i vogël Shakti është i martuar me Pinki. Ata kanë një djalë Shivaj, biznesmen, një person arrogant, strit, i rreptë dhe paragjykues.

Shivaj martohet me Anikën, një vajzë e shtresës së mesme ndërsa Omkara martohet me Gaurin. Të dy kushërinjtë kanë probleme me martesat e tyre. Ndërsa i treti Rudra është i dashuruar, por e dashura e lë. Çdo ditë në familjen e tyre ka sfida, si do i përballojnë djemtë e pasur të familjes Oberoi?