Ëndrrat për shkencëtarët janë ende nën mister. Shumë eksperimente janë kryer dhe shumë teori janë paraqitur, por shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht se si dhe pse ne ëndërrojmë.

Gjë është e komplikuar mbetet edhe fakti se të gjithë njerëzit ëndërrojnë, por disa prej tyre përgjithësisht nuk mbajnë mend ato.

Progresi në studimin e funksionimit të trurit të njeriut dhe studimet e fundit psikologjike kanë sjellë një hap më afër për të shpjeguar faktin se disa njerëz mund t’i kujtojnë ëndrrat, ndërsa të tjerët jo, shkruan Mental Floss. Ja çfarë ndikon nëse mbani mend ëndrrat në mëngjes:

Gjinia

Në përgjithësi, femrat më shpesh mbajnë mend ëndrrat sesa meshkujt. Shkencëtarët nuk janë të sigurt për arsyen, por mendohet se ka të bëjë me dallimet biologjike ose hormonale ndërmjet gjinive. Femrat mund të jenë më të vetëdijshme për ëndrrat e tyre, pasi më shumë iu interesojnë ato se meshkujt.

Mosha 

Sa më të vjetër që jemi, e kemi më të vështirë të mbajmë mend ëndrrat.

Aftësia për të kujtuar ëndrrat përmirësohet në fëmijëri dhe adoleshencën e mëvonshme, dhe në kulmin e të njëzetave. Pas kësaj, ajo në përgjithësi bie gradualisht, edhe pse ka përjashtime, si dhe në çdo gjë tjetër.

Ja se si të mbani mend atë që keni ëndërruar