Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Jonida Maliqi, tashmë ka nisur përgatitjet që të ketë një performancë sa më dinjitoze në skenën e Eurovisionit. Ajo të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”.

Ajo ka folur edhe për planet e saj ndërsa në lidhje me veshjen dhe ka treguar disa detaje mjaft interesante:

“Dua që të kem një fustan të bukur. Stilistë të huaj dhe shqiptarë më janë ofruar shumë dhe jam e lumtur. Jam në tratativa me një stiliste turke që ka dizenjuar Lady Gaga, dhe Gwen Stefani, po pres të ndaj marrëdhënie me të. Nëqoftëse nuk është ajo plani A kam edhe plan B, C. e deri tek ZH-ja. – ka përfunduar këngëtarja, shkruan Blitz.al.