Deputeti socialistë, Erion Braçe ka zbardhur pak më parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë disa nga mesazhet kërcënuese që kanë marrë deputetët socialistë nga persona që janë të interesuar të mos mbyllen lojërat e fatit.

“Kam përgjigje për atë dhe për të gjitha ata që këto ditë na kanë çuar mesazhe në telefon. Por them disa prej tyre. “Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po ju them se po bëni gabimin e jetës. Do ta pësoni keq”; “Nuk e bëni dot atë ligj, nuk e votoni dot atë ligj në Kuvend”; “Ju merreni me ne dhe ne merreni me fëmijët tuaj” tha Braçe.