Duart përmbajnë disa nga receptorët e prekjes më të ndjeshëm në të gjithë trupin. Të gjithë këta receptorë janë të lidhur me trurin nga një rrjet nervash.

Nëse një nga këto nerva dëmtohet atëherë truri nuk mund të marrë të gjithë informacionin që dërgojnë duart e si pasojë vjen mpirja e duarve.

Pra mpirja e duarve ose siç njihet ndryshe nyja e dorës ndodh kur keni ngarkesë të nervave. Nëse ju ndodh një gjë e tillë gjatë ditës apo natës nuk duhet ta anashkaloni. Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit. Përveç mpirjes, simptoma të tjera janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra. Në raste të tilla mjekët këshillojnë që të bëni pak pushim, të qetësoheni por nëse keni ndonjë punë që i mban nyjet vazhdimisht në lëvizje, atëherë e mira është që çdo dy apo tri orë të ndaloni atë punë derisa të qetësoheni pak.

Teksa duhet të lëvizni duart, gishtërinjtë, dhe të bëni disa ushtrime specifike duke tërhequr muskujt. Për ata persona të cilët qëndrojnë para kompjuterit për orë të gjata duhet të krijojnë një qëndrim të rehatshëm duke rregulluar karrigen në mënyrë që krahët të jenë në të njëjtin nivel me tastierën. Duart duhen mbajtur drejt pa i lakuar sepse në të kundërt shkaktohet presion tek shpatullat. Ja disa nga arsyet e tjera që ju mpihen duart: çrregullime të tiroideve, probleme alkoolike, goditje në tru, diabet apo kiste./Shendeti