Rritja në prani të kafshëve shtëpiake ka një efekt pozitiv për fëmijët, sepse kafshët në shtëpi, sjellin gëzim dhe argëtim.

Të vegjlit, ato i perceptojnë kryesisht si lodra të gjalla me të cilat mësojnë si duhen respektuar nevojat e të tjerëve dhe se si të kujdesen për të tjerët. “Dilema më e zakonshme prindërore – nëse dhe kur duhet blerë një kafshë shtëpiake për fëmijët, si ta zgjedhin, si të sillen kur ju ngordhin”, sqaron psikologja dhe edukatorja familjare, Anna Bruse. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për t’i blerë fëmijës një kafshe shtëpiake. Para se të nxitoni në shitoren e kafshëve shtëpiake, merrni në konsideratë disa çështje shumë të rëndësishme dhe të diskutueshme. Për fillim duhet të dini se në shumicën e rasteve, detyrimet bien mbi prindërit, pa marrë parasysh se fëmija është betuar se do të jetë përgjegjës dhe do të kujdeset për kafshën e tij shtëpiake. Besoni, ai nuk do t’iu gënjejë, por nuk parasheh nevojat e krijesave të vogla që hyjnë në jetën e tij .

Deri në vitin e tretë të asgjë

Prindërit duhet të dinë se shumica e kafshëve distancohen nga fëmijët më të vegjël se tre vjet dhe në atë moshë atyre nuk duhet t’iu blini një kafshe shtëpiake. “Pra, fëmijët e vegjël nuk e dinë se si të trajtojnë kafshët dhe ndoshta do t’i tërheqin dhe keqpërdorin gjatë lojës. Fëmija trevjeçar është në gjendje për të kuptuar reagimin e qenit, për të kuptuar se çfarë do të thotë ulërima e tij dhe strehimi për të, por në qoftë se e tërheq për bishti, ndoshta ai do ta kafshojë”, thotë Bruse. Prindërit e pesëvjeçarëve, për më të rinj as mos të flasim, nuk mund të presin që ata vetë do të kujdesen për një kafshe shtëpiake. Vazhdimisht do të duhet për t’i kujtuar fëmijës që duhet ushqyer peshqit, shëtitur qenin, t’i ndërroje rërën maces ose çfarë do që është e nevojshme tashmë… Deri në moshën gjashtë apo shtatë vjeç, fëmija nuk do të jetë në gjendje që vetvetiu të kujdeset për një kafshe shtëpiake.

Çfarë kur ngordh

Të rinjve për këtë arsye duhet t’iu blini peshq, sepse nuk kërkojnë angazhim të madh. Ata jetojnë shkurtër, kështu që fëmija do të mësoj për të përballuar humbjen, sepse ngordhjen e peshkut me siguri do ta përballoj më lehtë se sa ngordhjen e qenit. Kur kjo ndodh, këshillon bashkëbiseduesja jonë, fëmijëve duhet tu themi se kafshët nuk jetojnë përgjithmonë. “Lejoni fëmijën të qajë dhe nëse kërkon, ta varrosë atë. Gjëja më e rëndësishme është që të mos nxitoni ne dyqanin e kafshëve për ta blerë një kafshë të re, sepse humbja nuk mund dhe nuk duhet të kompensohet në këtë mënyrë. Vetëm kur fëmija përfundon mërzinë dhe kur vlerësoni se fëmija është i gatshëm për një kafshë të re, blijeni atë”, thotë Bruse, duke shtuar se kafshët duhet të zgjidhen në përputhje me karakterin e fëmijës. Fëmijët e ndjeshëm lehtësisht mund të lidhen me njerëzit ashtu edhe me shtazët. Janë të butë për nga natyra, kështu që kanë prirje për të trajtuar më mirë çdo kafshë, përderisa te fëmijët temperament, të shpejtë dhe ndonjëherë të ashpër, nuk duhet t’iu sjellim kafshë të ndjeshme, të tilla si lepujt. Për ta, një peshk është zgjedhje shumë e mirë, breshkë apo qen me sjellje të butë.

A ka një vend për kafshë në shtëpinë tuaj

JO

• Fëmijët e vegjël nuk e dinë se kur nuk duhet të prekin një kafshë, nuk e dinë se si ta përdhelin ose bartin në mënyrën e duhur.

• Disa fëmijë shumë shpejt humbin interesin në kafshë, kështu që juve do t’iu duhet për të marrë kujdesin e plotë të saj.

• Kafsha shtëpiake, edhe nëse ajo është jashtëzakonisht e urtë, në disa momente mund ta lëndoj fëmijën .

• Kafsha shtëpiake, sikurse njerëzit, sëmuren dhe vdesin. Për fëmijë të ndjeshëm mund të jetë tejet traumatike .

PO

• Fëmijët që kanë kafshë shtëpiake më lehtë mësojnë për t’u kujdesur për të tjerët, për të respektuar nevojat e të tjerëve, janë të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm.

• Fëmijët me anë të kafshës shtëpiake mësojnë të pranojnë pashmangshmërinë e jetës – lindja, riprodhimi, sëmundja dhe vdekja .

• Nëse fëmija ka një problem me shoqërim ose shpenzon shumë kohë para TV dhe kompjuterit, qeni do ta motivojë të dal jashtë dhe do ta ketë më të lehtë të gjej shoqëri.

• Kafshët shtëpiake heqin stresin dhe depresionin.