Barcelona është një nga skuadrat e ralla e cila asnjëherë nuk ka ndërruar emrin e stadiumit. Megjithatë katalonasit kanë marrë një ofertë e cila vështirë se mund të refuzohet. Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona, është duke përfunduar bisedimet me ndërmarrjen e farmacisë “Grifols”, për të ndërruar emrin e stadiumit. Në palët pajtohen për të gjitha kushtet në të ardhmen stadiumi do mbante emrin “Kamp Nou Grifols”. Për 20 vite sa planifikohet firmosja e kontratës Barcelona, do të fitonte 400 milion euro. Reagimet e para të tifozëve të Barcelonës, nuk janë pozitive. Shumica këtë e kanë vlerësuar si tradhti për para, ndërsa një tifoz ka shkruar se do të bëjë tifo për Real Madrid.