Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe shumë qytetarë e personalitete tjera kanë marrë pjesë sot në manifestimin në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.

Kryeministri Haradinaj bëri thirrje për diagonostifikim të hershëm.

“Nëse duam t’ia shtrojmë vetës një pyetje se si mund të mbrohemi nga rreziku i kancerit të gjirit, është vetëm një përgjigje: ‘diagonstifikimi sa më i hershëm’. Ka plotë këtu në mesin tonë që e kanë mundur këtë sëmundje të keqe, por e kanë mundur ngase e kanë diagnostifikuar me kohë”, tha kryeministri Haradinaj, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas Haradinaj, aktiviteti i sotëm tregon se në kosovë është ngritur vetëdija sa i përket kancerit, megjithatë Haradinaj kërkon që të inkurajohen gratë që të veprojnë me kohë.

“Jo çdo herë personi vet merr vendimin. Shumë herë vendimin për të mund ta marrin familja, ata që qëndrojnë më së afërmi. Duhet t’i inkurajojmë femrat, ato në qytete dhe zona rurale, që të marrin guximin njerëzor, të besojnë dhe të veprojnë me kohë”, tha tutje Haradinaj.

Ndërsa presidentja Jahjaga tha se kjo sëmundje mund t’i prek të gjithë, mirëpo shtoi se në dekadat e fundit është kutouar se ky kancer mund të mposhtet nëse kuptohet me kohë.