Këngëtarja e njohur Mariah Carey edhe këtë vit po kryeson me njërën ndër këngët e saj e cila përkon me festat e fundvitit.

Klasikja ”All i want for Christmas is you” po del të jetë më favoritja për të përcjellur festat e Vitit të Ri, njofton Klan Kosova.

Ndaj dhe si rezultat, Mariah Carey po shpërblehet pasi vetëm kjo këngë për këtë vit ka bërë që ajo të fitoi deri tani 625,314 paunde të pastra.