Përbërësit

Miell i tipit 00
sodë buke
1 lugë gjelle vanilje
pak kripë
100 gr sheqer
150 gr gjalpë (të shkrirë)
2 vezë
lëkurë limoni
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë kos
2 lugë gjelle fara chia
Përgatitja
1
Në një enë kombinoni 500 gram miell, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kripën.
2
Ndërkohë në një enë tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët dhe i rrihni mirë. Tani shtoni lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit.
3
Tani i kombinoni të dyja masat në një enë të vetme. Shtoni dhe farat Chia ngaTeuta. E përzieni edhe njëherë derisa të krijohet një masë homogjene.
4
Lyeni tavën e kekut me pak gjalpë. Shtroni me kujdes masën që përgatitët.
5
E piqni për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shtoni pak sheqer pluhur sipër!