Nga Niko Papa:

Herë pas here, shqiptarët në Amerikë gjenden përballë një dileme për përzgjedhjen e eventit që duan të marrin pjesë. Me dhjetra koncerte zhvillohen çdo vit në Amerikë për festën e Pavarësisë dhe pikërisht këtu fillon dhe të menduarit se në cilin prej këtyre eventeve të shkosh.

Një pjese e bashkatdhetarëve tanë, zgjedhin të shkojnë me më tepër se një koncert por disa të tjerë, gjenden përballë një pikëpyetje të madhe. Cili event është më i mirë? Ku performojnë artistët më të mirë dhe me të dashur për publikun?

Shumë artistë vijnë në Amerikë për t’u gjendur më pranë publikut të tyre dhe të performojnë live dhe siç është normale bashkatdhetarët tanë kanë preferencat e tyre dhe padyshim shkojnë aty ku ata besojnë se do argëtohen më tepër.  Kryesisht preferohen artistët e muzikës popullore ku me të cilët vallet nuk kanë të ndalur gjatë gjithë mbrëmjes së koncertit.

Për të bërë sa më të thjeshtë përzgjedhjen tuaj, ne bëm një studim dhe më poshtë po ju paraqesim në radhitje rastësore artistët më të suksesshëm për Festat e Flamurit 2018, kryesisht për shtetet/qytetet më të mëdha në Amrikë siç janë NewYork, Detroit, Chicago, Boston, Connecticut, Philadelphia, Florida, St.Louis, Arizona etj.

Këtë sezon garën e Flamurit e kanë fituar bindshëm artistët Poni, Ylli Baka, Vëllezërit Korçarë, Sinan Vllasaliu dhe supriza e vitit që ishte Rovena Ibrahimi.

Kudo që këta artistë performuan, sallat ishin të mbushura në maksimumin e mundshëm.

Së shpejti priten që të vijnë në Amerikë edhe artistë të tjerë si Alban Skënderaj, Devis Xherahu, Shpat Kasapi për një turne 3 ditësh dhe do të performojnë më dt 7 Dhjetor në Chicago, më dt 8 Dhjetor në NewYork dhe më dt 9 Dhjetor në Detroit.