Gërhitja është një tingull i ngjirur dhe i vrazhdë që krijohet kur keni bllokim të pjesshëm të frymëmarrjes gjatë gjumit për shkak të një problemi të caktuar.

Shpeshherë gërhitja mund të jetë tregues i problemeve serioze me shëndetin. Për më tepër, ajo mund të jetë shumë e bezdisshme për partnerin/en tuaj.

Më shumë se gjysma e të rriturve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre, ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues.

Por a ka një kurë për këtë? Dr. Andrew Thornber, thotë se çelësi është ndryshimi i stilit të jetës. Këto janë këshillat për të ndaluar gërhitjen në mënyrë natyrale.

Përdorni produkte me mente

Masazhoni pak vaj menteje përreth hundës dhe ju ndihmon të hapni vrimat e hundës për të marrë frymë më mirë.

Mbajeni dhomën të lagësht

Ajri i thatë nuk ndihmon as hundën e as fytin, kështu që mbajeni dritaren pak të hapur.

Provoni shiritat e hundës

Shiritat ndihmojnë në hapjen e hundës, të ndihmon të marrësh frymë më lehtë dhe të lehtësosh të gërhiturat.