Chelsea dhe Manchester United u përballën me njëri-tjetrin sot në Londër, ku të dy klubet  arritën të rrëmbenin një pikë secili në fund.

Antonio Rudiger i kishte dhënë skuadrës blu epërsinë, por Anthony Martial shënoi dy gola për t’i dhënë Djajve të kuq epërsinë.

Deri në fund të lojës, rezultati ndryshoi përsëri pasi që ishte  Barkley ai që ia siguroi  një pikë ekipit të tij.. Pas golit të fundit të Barkley, ndihmësi i Chelseat, Marco Ianni festoi përpara José Mourinhos, i cili e zemëroi trajnerin portugez

Kjo është arsyeja e vërtetë pse Mourinho u zemërua keq

Nuk është një sekret që José Mourinho (i cili më parë ka trajnuar Chelsean) ka pasur një vështirësi në Stamford Bridge, sidomos kur është përballur me një kundërshtarë italian.

 

Nga Maurizio Sarri në Antonio Conte, ka diçka me stilin italian që José Mourinho ka pasur vështirë për të përballuar sidomos kur luan në Londër .

Nga lajmet e fundit është thënë se vetë ndihmës trajneri i Cheseas në fund të ndeshjes i ka kërkuar falje më pas Mourinhos pas veprimit të pa matur të tij.