Pas Kastriot Dermakut, një tjetër futbollist i Kosovës pritet t’i bashkohet ekipit tonë kombëtar, bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, 22-vjeçari që luan për Hajduk të Splitit, njëherësh edhe ish-kapiten i kombëtarës U-21 të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga “Supersport”, ku shkruhet se mbrojtësi në fjalë është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga Panuçi për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Nations League me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Sipas po të njëjtave burime thuhet se 22-vjeçari e ka luajtur ndeshjen e fundit me Kosovën në ndeshjen ndaj Izraelit, ku Kosova humbi me shifrat 3-0 në transfertë.

Si duket mungesa e një ftese nga trejaneri të përfaqësueses së Kosovës, Bernerd Shalan, ka bërë Ismajlin të marrë këtë vendim, ndërsa PAnucci e ka kërkuar disa herë me ngulm.