Përfaqësuesja  e Kosovës U-18 në hendboll ka korrur sukses të madh.

Kosova ka mposhtur Britaninë e Madhe në finale, për të siguruar  medaljen e artë si pjesë e garave U18, me rezultat përfundimtar 36-31.

Edhe gjatë pjesës së parë ka qenë në epërsi kombëtarja e Kosovës, me rezultat 18-14.

Finalja u zhvillua nga ora 16:00 në Palestrën “1 tetori” dhe është transmetuar drejtpërsëdrejti nga portali “rtv21” Kosova në kuadër të garave në grupmoshat U18 ka pasur vetëm fitore dhe asnjë humbje.