Kosova ndalon operimin e aeroplanëve Boeing 737 Max-8 dhe 738 Max-9

Kosova ndalon operimin e aeroplanëve Boeing 737 Max-8 dhe 738 Max-9

Edhe Kosovën është bashkuar me vendet e BE-së dhe disa vende tjera nëpër botë, që të ndalojë operimin e të gjithë tipave të aeroplanëve të tipit Boeing 737 Max-8 dhe 738 Max-9.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX. Kjo ndalës hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës”, thuhet në një kumtesë.