Në këto momente, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të Vlorës, por nuk është mirëpritur nga një pjesë e madhe e studentëve.

Studentët në grup kanë braktisur sallën, ndërkohë që u shprehën se ato që janë brenda në takim janë FRESSH-istë.

Për këtë ish-kryebashkiaku i natës Briken Fejzullahu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar me takimin e kryeministrit, ku shkruan se është katandisur si një dështak qesharak.

“Kështu si je katandisur o dështaku qesharak, nuk do jetë e largët dita, kur do të të zbythin edhe nga bunkeri yt në Surrel.

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora
Bjeri moj të lumtë dora!”- shkruan Fejzullahu. /Lajmifundit.al