Moti ka filluar të ftohet dhe bashkë me të kanë filluar edhe problemet e kryeqytetit me ndotjen e ajrit.

Prishtina viteve të fundit është radhitur në vendet e para sa i përket ndotjes së ajrit, transmeton lajmi.net.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë së bashku me Komunën e Prishtinës ka ndaluar shitjen e qymyrit në kryeqytet, por përkundër kësaj, qymyri ka vazhduar të shitet.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje ka bërë të ditur se është rikthyer ndotja e ajrit dhe shkaktar për këtë janë termocentralet dhe qymyri për ngrohje.Sonte sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga ambasada amerikane në kryeqytet, ajri ka arritur koeficientin prej 224 PM gjë që e bën ajrin të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin e banorëve.