Janë publikuar pamjet e tmerrshme të masakrimit të shqiptarit Pëllumb Marnikollaj nga policia greke, ku humbi jetën pas torturave çnjerëzore.

Në këtë ngjarje janë përfshirë shtrukturat e policisë greke, prokurorë dhe Ambasada Shqiptare në Athinë, e cila e ka fshehur ngjarjen duke mos ua treguar familjarëve të të ndjerit, madje duke u munduar që ta varrosnin pa e parë familjarët e tij.

Më shumë sesa dramën e tmerrshme të një familjeje, dhe harbutërinë e një shteti fqinj si ai grek, gazetari Aulon Kalaja ka realizuar një dokumentar, ku tregon të gjithë rrjedhën e ngjarjes bashkë me intervista nga familjarët e Pëllumbit .

Ambasada nuk jep asnjë llogari për fshehjen e krimit, duke e lënë familjen edhe pa trupin e të afërmit të vet, ndërkohë që më pas nuk lëviz as gishtin për t’i kërkuar prokurorisë greke informacion mbi hetimet apo të shtyjë institucionet greke të avancojnë në zbardhjen e ngjarjes. Për më shumë shihni videon më poshtë: