Nëse jeni nga ata persona që ende u ndodhen kunguj në qilarin e shtëpisë, atëherë kjo është receta e duhur për ju.

Përbërësit:

4 feta kungulli
10 ml vaj ulliri
100 ml lëng shege
100 gr thelpinj arrash
20 gr sheqer.

Udhëzimet:

Kungullin e presim në feta jo shumë të trasha dhe të spërkatur me vaj ulliri e vëmë në furrë për ta pjekur në temperaturë prej 220 gradësh për 10-15 minuta.

Gjatë kësaj kohe përgatisimin shurupin e shegës duke qëruar 1 shegë të madhe.
Kokrrat e saj i shtypim duke përfituar lëng shege.

Në një tigan të vogël hedhim 2 lugë gjelle sheqer e lëmë pak në zjarr e më pas shtojmë lëngun e shegës dhe i lëmë të gjitha bashkë që të karamelizohen.

Kungullin e pjekur e vendosim në pjatë, sipër tij hedhim shurupin e shegës dhe disa thelpinj arrash.