Ndonjëherë mendojmë sikur gjithçka po na shkon ters dhe pavarësisht përpjekjeve tona për të përmirësuar jetën, na duket sikur ajo është kundër nesh.

Mos prisni që gjithçka të rregullohet me “frymën e shenjtë”, por mbajeni vath në vesh: gjithçka është në dorën tuaj.

Ne po ju sjellim më poshtë disa mënyra për t’ia dalë mbanë në këto kohë të vështira, cila do qoftë arsyeja për të cilën ju jeni mërzitur.

 

1. Ndryshoni ambient

Mos u mbyllni në shtëpi dhe të qani.

Disa orë të kaluara në një vend të ri dhe të këndshëm do t’ju ndihmojnë që t’i shikoni problemet nga një tjetër këndvështrim.

Kush e di, ndoshta mund të gjeni një zgjidhje për atë që kërkoni.

 

2. Fillo të merreni me sporte

Disa qëlime apo arritje të vogla personale, qoftë edhe në palestër, do t’ju ndihmojnë që të rifitoni besimin në vetëvete.

Në fund të fundit, nuk thonë kot: një mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë.

 

3. Pastroni shtëpinë

Është gjithnjë më e lehtë të mendosh dhe të marrësh frymë në një shtëpi të pastër.

 

4. Takoni njerëz të rinj

Njerëzit të cilët na rrethojnë, ndikojnë në mënyrën sesi ne mendojmë.

Për këtë arsye është gjithmonë një vendim i mirë të dilni me njerëz që mendojnë ndryshe nga ne.

 

5. Merrni një pushim

Ndonjëherë është një vendim i mirë që të merrni pak pushim dhe të qëndroni në shtëpi duke mos u marrë me asgjë tjetër.

Asgjë dramatike nuk do të ndodh në punë për një ditë që ju nuk do jeni.

 

6. Ndryshoni pamjen tuaj

Një ngjyrë e re flokësh, rroba të reja, make up ndryshe do t’ju ndihmojnë që ta shihni veten tuaj me një tjetër sy.

 

7. Provoni objektet fatsjellese dhe bimet

Mbase nuk besoni, por mbani në çantë ose shtëpi objekte fatsjellëse si psh patkua, elefant, breshkë, hudhër, syrin blu nazar, ndërsa sa të mundeni mbajeni ambjentin ku jetoni apo punoni me bimë, sepse pastrojnë ajrin dhe nga ana tjetër, promovojnë energjinë pozitive.

Ju sugjerojmë që: të digjni ndonjë gjethe si psh gjethe dafine, ose të fusni një qiri mbi një gotë të mbushur me kafe, pasi lëshojnë një aromë të mrekullueshme dhe stimulojnë mendimet pozitive.