Operacioni policor i zhvilluar këtë pasdite në zonën e Shijakut ku u arrestua Flamur Avdyli, ka zbuluar edhe emrat e tjerë të personave të ndaluar.

Sipas Policisë të ndaluar janë Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Shkëlqim Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Gjipali.

Deri më tani nga operacioni i cili është shtrirë në Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, janë shoqëruar 10 persona.

Flamur Avdyli njihej si një njeri i fuqishëm në zonën e Shijakut.

Ai ka në pronësi disa biznese në këtë zonë si edhe një hotel në Gjermani.

Avdyli akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.