Me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në sallë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i hoqi imunitetin deputetit Nikolla Gruevski.

Vendimi për marrjen e imunitetit u muar me vendim të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Paraprakisht, Kmisioni me pesë vota “për” i ka aprovuar gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit, i cili iki nga Maqedonia dhe fitoi azil politik në Hungari.