Ylli kolombian James Rodriguez nuk është i lumtur me hapësirën e krijuar të Bayern Munich. Ai pritet gjatë afatit të janarit të largohet nga kampioni i Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, kolumbiani mund të transferohet në Serinë A, ku Juventusi është shumë i interesuar për kartonin e tij.

Në dhjetor është programuar një takim mes drejtuesve të klubit bavarez dhe menaxherit të lojtarit për të vendosur të ardhmen e 27-vjeçarit.

Largimi i Rodriguezit parashikohet në qershor, por nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të vendosë të ndërrojë fanellë që në janar.

Bardhezinjtë po e monitorojnë nga afër situatën e krijuar te gjermanët për të ndërhyrë më pas kur t’u jepet mundësia.