Përbërësit:

1 gotë qumësht
Beshamel
vaj ulliri
petë lazanje
salcë domatesh (Salcë me mish )
djathë kaçkavall.

Përgatitja:

Në një tigan të thellë në zjarr mesatar shtoni qumështin dhe salcën beshamel . Trazojini mirë. Shtoni një lugë gjelle vaj ulliri. E lini masën rreth 5 minuta derisa të trashet.

Më pas e hiqni nga zjarri dhe vendosni një shtresë në një tavë. Vendosni një shtresë lazanja . Sipër shtoni salcën me mish të grirë. Shtoni përsëri salcën beshamel.

Përsëriteni këtë procedurë tri herë. Sipër i shtoni djathë të grirë. Vendoseni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojeni!

Ju befte mir!