Përbërësit

250 gr petë të freskëta lazanje

4 kunguj

2 karrota

1 qepë

300 gr lulelakër e pastruar

250 gr djath strakino

½ gotë qumësht

30 gr gjalpë

70 gr djath parmezan të grirë

vaj

kripë

Përgatitja

Presim kungujt dhe karrotat në copa të vogla. I vendosim në një tigan me pak gjalpë dhe ujë qepën e prerë hollë dhe e skuqim pak derisa të vyshket. Bashkojmë kungujt dhe karrotat dhe i lëmë të ziejnë afërsisht për 15 min. Bashkojmë lulelakrën që kemi zier më parë për pak minuta. Rrahim në frullatore djathin strakino me qumështin dhe shtojmë pak djathë parmezan. Lëmë të zihen petat e lazanjës në ujë me kripë dhe me një lugë vaj për 2 ose 3 minuta, duke i vendosur 3 e nga 3 për çdo herë. Pasi i ziejmë i heqim nga tenxherja me një lugë me vrima duke i lënë të kullojnë. Marrim një tepsi furre, vendosim një shtresë me lazanjë, një shtresë me perimet, një shtresë me salcën e djathin strakino e kështu me rradhë derisa të mbarojë e gjithë përmbajta. Së fundi hedhim nga sipër djathë parmezan dhe e vendosim në furrë për 20 min.