Lindi me probleme të rënda me frymëmarrjen, por kjo foshnje 5 ditëshe sot gëzon shëndet të plotë, falë profesionalizmit të ekipit mjekësor dhe përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore të “Maternitetit Mbretëresha Geraldinë”.

“Investojmë në të gjitha maternitetet në pajisje të teknologjisë së lartë që nëna dhe fëmija të marrin kujdesin e duhur shëndetësor”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vetëm gjatë vitit 2018, u investua për 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obsetrike-gjinekologjike.