Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka dhuruar 100 mijë euro për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Ai përmes fondacionit të tij, ka dhuruar produkte shëndetësore në krahinën Chacho të Argjentinës, që arrijnë vlerën e 100 mije eurove, transmeton Klan Kosova.

Messi këto produkte i ka dërguar nëpërmjet UNICEF-it, organizatë kjo ku ai është ambasador.

Përveç kësaj, u shpërndanë 240 kuti të rimbursimit dhe dy seanca trajtimi falas për pacientët nga kjo zonë.