Forcat speciale RENEA kanë lokalizuar vendndodhjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa, që qëlloi me kallashnikov forcat e policisë paraditen e sotme në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Burime policore thonë se 35-vjeçari është lokalizuar mbi fshatin Bularat. Në këtë moment ka shkëmbim zjarri mes tij dhe forcave të RENEA.