Lori Hoxha kohët e fundit ka filluar punën si ‘vloggere’, një lloj ‘bloggu’ por në formën e videove.
Ditën e sotme Lori Hoxha ka publikuar një video në të cilën ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj 18 fakte që nuk i kanë ditur më parë për të.

Ajo ka treguar se vuan nga ankthi dhe për shkak të kësaj nuk shikon filma horror, por vetëm komedi dhe romancë. Pavarësisht se duket se i pëlqen të dalë shumë, ajo ka thënë se në të vërtetë do të preferonte të qëndronte në shtëpi me njerëzit e saj të afërt dhe të shikonte filma.

Më tej Lori ka zbuluar se nuk i pëlqejnë masazhet, sepse i duket e mërzitshme të qëndrojë shtrirë për orë të tëra. Duke qenë se njerëzit e kritikojnë shpesh sepse flet anglisht, ajo ka treguar se e bën këtë për shkak të ‘Instagram’-it, që të gjithë ndjekësit e saj ta kuptojnë se çfarë thotë.

Lori ka thënë se e dashuron Shqipërinë dhe se nuk duhet ta gjykojnë vetëm se nuk flet shqip në rrjete sociale, sepse në shtëpi ajo flet njësoj si të gjithë shqiptarët. Më pas ajo është shprehur se nuk do ta marrë veten shumë seriozisht, i urren njerëzit që rrinë serioz gjithë kohën dhe nuk kënaqen apo nuk bëjnë shaka, qoftë edhe me veten.

Lori Hoxha: E urrej alkoolin dhe tatuazhet

Ajo ka zbuluar se ka në trup 13 tatuazhe dhe se i urren të gjithë. “Do të doja që kur isha 17 vjeçe të më thoshte dikush: ‘Mjaft bërë tatuazhe, sepse do t’i urresh një ditë”, – ka thënë Lori. Ajo ka shtuar se mezi pret t’i heq të gjithë dhe me disa prej tyre ka nisur procesin.

Lori ka zbuluar se është shumë e pavendosur për çdo gjë, duke filluar që nga ngjyra e thonjve deri tek vendi duhet të jetojë. Lori ka treguar edhe një situatë aspak të këndshme nga ditëlindja e saj dhe për këtë arsye nuk dëshiron ta festojë më.

“Vitin e kaluar pata ditëlindjen më të keqe ndonjëherë. Dy ditë para saj isha në Londër dhe përfundova në spital se isha e dehur dhe kur u ktheva për ditëlindjen në Shqipëri njerëzit deheshin unë nuk mundesha, sepse vetëm era e alkoolit më bënte keq dhe thoja duhet të ikim në shtëpi, e urrej ditëlindjen, nuk do festoj ditëlindjen vetëm prej atij viti. Madje dhe Sara iku e la ditëlindjen time, sepse do shoqëronte Ledionin që ishte dehur”, – ka treguar Lori.Lori ka thënë se nuk e di se si ndihet për martesën dhe fëmijët, megjithatë ajo për momentin ka vendosur të shijojë jetën.

Ajo ka treguar se gjëja që do të dëshironte të ndryshonte tek vetja është të mësohet të thojë ‘JO’. /revistawho.com