Marina Vjollca rikthehet në ekran, më në fund me një program të ri

Marina Vjollca rikthehet në ekran, më në fund me një program të ri

Moderatorja e njohur Marina Vjollca më në fund po rikthehet në ekran. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë bukuroshja me një postim në ‘Instagram’ pak orë më parë. Ende nuk është zbuluar asnjë detaj lidhur me televizionin apo formatin që do drejtojë këtë herë, por planet janë të afërta. “Projekte të reja, shumë shpejt”,-shkruan ajo, duke reaguar kështu për herë të parë mbi zërat e rikthimit.

Marina Vjollca rikthehet në ekran, më në fund me një program të ri

Prej kohësh është diskutuar në media për largimin disi të gjatë të Marinës nga ekrani, por siç duket pritjes po i vjen fundi. Kujtojmë se projekti që Vjollca prezantoi para shkëputjes disa mujore ishte ‘C’est La Vie’ në ‘Klan Tv’, një emision muzikor shumë i veçantë.

Marina Vjollca rikthehet në ekran, më në fund me një program të ri

loading...