Se sa serioz ishte dëmtimi i Lionel Messit në shpatull në ndeshjen e fituar 4-2 me Sevillan në “Camp Nou” e tregojnë fotot e siguruara nga e Sport.es. E perditshmja katalane, që ka ndjekur me skrupolozitet situatën e “yllit” argjentinas, i cili shfaqet me krahun e futur në allçi, që do të thotë së lëndimi në minutën e 26-të të sfidës me andaluzët, pasi kishte shënuar një gol, ishte vërtet i rëndë.

Diagnoza është e qartë, por ky është një lëndim, që mund të rezultojë i pabesë. Mjekët e klubit kanë zgjedhur një trajtim pa kirurgji, por procesi mund të zgjasë përtej tri javëve.

Ekzistojnë disa mjekë jashtë klubit, që mendojnë se tri javë janë shumë pak për riaftësimin e plotë. Gjithashtu, në Barcelonë, lojtari është përjashtuar nga tri ndeshjet e mëdha të javëve të ardhshme: Barça-Inter (24.10.2018); Barça-Real Madrid (28.10) dhe Inter-Barça (06.11). Gjithsej, do të jenë gjashtë ndeshje, që argjentinasi do t’i humbasë.

Pra, Barça duhet të mbijetojë pa Leon. Pa yllin argjentinas, që ka munguar për shkak lëndimesh, skuadra “blaugrana” ka fituar 56 ndeshje, ka barazuar 17 dhe ka humbur 15, nga 88 ndeshje të luajtura.

Që nga sezoni 2005-2006, Messi ka pësuar 19 lëndime, i 20-ti kundër Sevillas. Në vitet e para, Barcelona e ka ndier më shumë mungesën e Leos, por në kohët e fundit ka qenë në gjendje ta përballojë më mirë mungesën e tij.

“Pleshti” pritet të rikthehet në fushë në mesin e nëntorit, përpara sfidës së rëndësishme kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”. Natyrisht që ky është një lajm dëshpërues për trajnerin Valverde, që do të duhet të bëjë pa lojtarin më të mirë të ekipit, në një fazë mjaft të rëndësishme të sezonit, ku do të përballet me kundërshtarë të një niveli të lartë.Me krahun të futur në allçi, Messi frikëson Barcelonën, ja kur kthehet

Me krahun të futur në allçi, Messi frikëson Barcelonën, ja kur kthehet