Trishtimi dhe dëshpërimi ka zënë edhe familjen Vata në Unazën e Re. Të ardhur nga Kukësi në vitin 1992, kryefamiljarja tregon se tokën ku ndërtuan shtëpinë ia kanë blerë një personi që ishte prezantuar si pronar, por nuk kanë letra.

Në banesë aktualisht jetojnë tre kurorë. Teksa rrëfen për BOOM kalvarin e vuajtjeve dhe mundin e një jete të hedhur në atë banesë, kryefamiljarja  tregon se po përjetojnë një traumë psikologjike.

Gruaja, e cila ia doli të mposhtë kancerin, thotë se më mirë të kishte pritur lajmin e vdekjes, sesa atë të prishjes së shtëpisë.

Denoncuesja: Në vitin 1992 unë jam shpërngulur nga Kukësi.Kam ardh me barake.Unë këtë tokë e kam blerë, as na ka dhënë letra, as i kemi kërkuar letra. Më vonë vazhdoi rruga, bëmë shtëpi.Kam pas çunin 9 vjet në Angli dhe jam këtu tre kurora në këtë shtëpi.Siç ishim, vajza, djem kemi punuar. Te shtëpia shisnim shalqinj, te tregu deri këtu ujë duke shit ushqimore me shumicë. Këtë lajm unë e kam prit si vdekjen, më mirë të kisha pritur vdekjen, sesa të dal prej shtëpie tre kurorë për Vit të Ri.Unë dhe burri jemi të dy shumë të sëmurë. 

Unë kam kaluar një sëmundje të rendë jam operuar nga gjiri, 3 vjet më kanë rënë flokët, me kimeoterapi .Për një invalid që kam 6 vjet që trajtohem me KEMP e di ai që i thotë vetes shtet, e duhet ti mbrojë njerëzit e vet. Ai jo që nuk po më mbron, por ai po më sjell edhe shqetësisme. Çdo natë jam e sëmurë, rrezik më kthehet sëmundja prapë. Këto shtëpi i kam bërë me gjakun tim e të fëmijëve, që i kam mbajt larg nga 10 vjet si kam pa me sy.Unë për vete skam ku shkoj, më mirë e vdekur.  

Shtëpia ka qenë në proces legalizimi.

Denoncuesja: Ka 10 ditë mua më  ka ardhur VKM-ja që burri jot kalon në pronësi 330 metra tokë + 204 metër ndërtim.Tani fill sot më sjellin letrën që t`i skualifikohesh nga legalizimi.